Humbet kontrollin e automjetit, ndërron jetë 41-vjeçari shqiptar në Greqi

184
Sigal

Një shqiptar ka ndërruar jetë në zonën e Imathias, në Greqi. 41-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga mediat greke, ka humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 8-të të rrugës Alexandria-Giannitsa, kur makina me të cilën po udhëtonte shqiptari doli nga rruga dhe u përmbys, duke i kushtuar jetën.

“Thestival“ ka publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, por nuk bën me dije identitetin e shqiptarit. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur nga puna për të zbardhur shkakun e aksidentit që rezultoi fatal për shqiptarin 41-vjeçar.