Hollande: Kemi shkatërruar një kamp trajnimi të ISIS

497
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se gjashtë avionë francezë kanë goditur një kamp trajnimi të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, duke shkatërruar objektivat e tyre. “Franca ka goditur këtë mëngjes një kamp trajnimi të Shtetit Islamik në Siri, i cili ka kërcënuar sigurinë e vendit tonë”, u ka thënë Hollande gazetarëve në Kombet e Bashkuara. Kampi i militantëve ka qenë pranë provincës Deir al-Zor. Hollande ka paralajmëruar sulme të tjera në javët e ardhshme. Këto janë sulmet e para ajrore të Francës kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Avionët francezë kanë kryer më parë sulme ajrore vetëm kundër objektivave të Shtetit Islamik në Irak.
Sigal