Holandë, protesta kundër klandestinëve, përleshje dhe arrestime

380
Policia holandeze ka shtënë me armë në ajër në përpjekje për të shpërndarë një turmë njerëzish që po protestonte kundër planeve të qeverisë për të strehuar azilkërkuesit në një qytet të vogël në vend. Situata degjeneroi në përleshje mes forcave të rendit dhe protestuesve në qytetin Geldermalsen, pranë Utrechtit. Sipas autoriteteve holandeze, nuk ka pasur të plagosur rendë, teksa policia pa e saktësuar numrin tha se ka arrestuar shumë persona. Siç duket qartë nga imazhet, protestuesit, me parulla kundër strehimit të emigrantëve kanë tentuar të shembin barrierat dhe më pas kanë qëlluar forcat e rendit me shishe birre dhe fishekzjarrë. Sipas televizionit shtetëror holandez NOS, në protestën e mbajtur në qytetin me 27 mijë banorë, morën pjesë rreth 2 mijë persona.

Mbledhja e planifikuar e këshillit të qytetit për të miratuar ndërtimin e qendrës ku do të strehoeshin 1500 klandestinë u anulua pas trazirave dhe tentativës së turmës për të ndaluar anëtarët e këshillit në hyrje të insitucionit lokal. Incidenti tregon ndjenjën në rritje të holandezëve kundër emigrantëve teksa kujtojmë që në tetor të këtij viti një grup huliganësh sulmuan një qendër refugjatësh sirianë. Zëvendësministri i Drejtësisë Klaas Dijkhoff, i cili mbikëqyr politikat e emigracionit dhe azilit politikën, e quajti incidentin thjesht një akt hollandezësh.
Sigal