ISIS kërcënon ministrin italian, i dërgon një letër me dy plumba

447
Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando ka marrë një zarf kërcënues nga militantët e Shtetit Islamik, në brendësi të të cilit ishin futur dy plumba dhe një letër ku shkruhej: “Do të vijmë në Romë dhe do të të presim Kokën. Zoti është i madh.” Zëdhënësja e ministrisë njoftoi se zarfi mbante mbishkrimin e ekstermistëve të ISIS, teksa plumbat i përkisnin armës së tipit Kalashnikov.

Zyrtarët kanë komunikuar se kjo është hera e parë që një përfaqësues i lartë i shtetit kërcënohet në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë, teksa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur origjinën e zarfit. Që prej sulmeve që tronditën Parisin gjatë mbrëmjes së 13 nëntorit, Roma ka marrë dhjetëra paralajmërime për sulme terroriste, por ky është një prej rasteve më flagrante. Në rrugët e qytetit është vënë re një rritje e pranisë së forcave policore. Ekstremistët kanë paralajmëruar edhe një atentat ndaj Papa Françeskut gjatë festës së Krishtlindjes.
Sigal