Helmoi 25 fëmijë në kopsht, dënohet me vdekje mësuesja

264
Sigal

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, pasi ajo akuzohet se helmoi 25 fëmijë, ku njëri pret tyre fatkeqësisht humbi jetën.

Wang Yun u arrestua pasi fëmijët në një kopsht në qytetin Jiaozuo u dërguan me urgjencë në spital pas mëngjesit.

Gjykata tha se ajo vendosi nitrat natriumi në ushqimin e fëmijëve dhe ky incident i ndodhur 27 mars të vitit të kaluar tronditi të gjithë Kinën. Prej atëherë nisi një hetim i thellë policor.

Ndërkohë gjykata, vendosi përfundimisht të hënën që Wang të dënohet me vdekje, shkruan CNN.

Ajo e pranoi se në shenjë ‘hakmarrjeje’ kishte vendosur helm në mëngjesin e fëmijëve. Këtë e bëri pasi kishte debatuar për çështje që kishin të bëjnë me menaxhimin e nxënësve, ku përfshihej edhe ajo për keqmenaxhim.

Një nga fëmijët e helmuar vdiq në muajin janar pasi kaloi dhjetë muaj në spital. Dënimi ndaj saj, sipas praktikave, kryhet me injeksion vdekjeprurës ose me pushkatim.