Pas vrasjeve, shpërthen dhuna mes Izraelit dhe Gazës

447
Sigal

Dhuna shpërtheu mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza. Dhuna erdhi një ditë pasi shtatë militantë palestinezë dhe një ushtar izraelit u vranë gjatë një operacioni të fshehtë izraelit në Gaza.

Militantët qëlluan 300 raketa dhe mortaja në Izrael. Njëra nga raketat goditi një autobus, duke plagosur rëndë një ushtar.

Izraeli u përgjigj me më shumë se 70 sulme ndaj asaj që i konsideroi si objektiva që i përkisnin Hamasit dhe xhihadit islamik.

Tre palestinezë, dy prej të cilëve raportohet se ishin militantë, u vranë.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se nëntë palestinezë u plagosën.

Ndërkohë, mjekët izraelitë raportuan se dhjetë vetë u plagosën në Izrael.

Mediat izraelite më vonë raportuan se një burrë u vra pasi një shtëpi u godit nga një raketë në qytetin izraelit të Ashkelon.

Gjenerali gjeneral izraelit, Kamil Abu Rukun paralajmëroi se Hamasi ka kaluar vijën e kuqe dhe se Izraeli do vazhdojë të përgjigjet me grusht hekuri kundër të gjitha veprimtarive terroriste apo sulmeve raketore.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndërpreu vizitën e tij në Francë për një takim urgjent me shefat e tij të sigurisë.