Zgjedhjet e 25 prillit 2021/ Këlliçi: Edhe sikur kutitë të numërohen në Surrel, Edi Ramën do ta mundim!

231
Sigal

Kreu i FRPD-së, Belind Kelliçi, në një intervistë është shprehur se, Edi Rama sido që ta bëjë Kodin Zgjedhor, do të humbë.

Edi Rama ta bëjë Kodin zgjedhor si të dojë, ta bëjë me ligj që kutitë të vendosen në Surrel, të votohet në Surrel, të numerohen votat në Surrel, sërish ne do ta mundim.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar me 25 prill do të fitojë zgjedhjet në mënyrë të padiskutueshme dhe me çdo kod zgjedhor ose reformë që do të vendoset.

Ne jemi për lista të hapura sepse ky është dhe qëndrimi i opinionit publik, por sërish e theksoj me çdo sistem, Edi Rama e di që është i humbur me 25 prill.

Të gjitha këto janë makinacione të Ramës për të minimizuar humbjen.

Edi Rama është i pari politikan në 30 vite demokraci që ndryshon Kushtetutën në mënyrë të njëanshme dhe madje arrin të ndërrojë dhe rregullat e lojës, pra Kodin Zgjedhor, në mënyrë të njëanshme.

Të gjithën këtë e bën i tmerruar nga humbja’, ka theksuar Këlliçi gjatë intervistës së tij.