Haiti, 4 mijë të burgosur arratisen nga burgjet/ Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

20
Sigal

Të paktën 4 mijë të burgosur arritën të arratiseshin.

Ndër masat e para, u vendos një shtetrrethimi 72-orësh , nga ora 18:00 deri në 5 të mëngjesit, në kryeqytetin Port-Au-Prince dhe në të gjithë territorin perëndimor.

Shpresa e kryeministrit në detyrë Patrick Michel Boivertdi është të “rivendosë rendin publik”, ndërsa kryeministri Ariel Henry, aktualisht në Kenia, është i zënë me arritjen e një marrëveshjeje për të përshpejtuar vendosjen e forcave shumëkombëshe të sigurisë në vendin e Karaibeve të udhëhequra nga afrikanë.