Greqia ende pa marrëveshje me kreditorët, Tcipras: Drejt falimentimit

496
Ende nuk ka nje marreveshje mes qeverise greke dhe kreditoreve nderkombetare. Kryeministri grek, Aleksis Cipras, i cilesoi bisedimet ne Bruksel me kreun e KE-së, Jan Kloud Junker si konstruktive, megjithese akoma pa nje marreveshje perfundimtare. 
Sipas tij, qeveria greke ka refuzuar disa pika te draftit te paraqitur nga kreditoret nderkombetare, por jane shume afer nje marreveshjeje mbi deficitin buxhetor. Kjo marreveshje, sipas Cipras, do te siguroje qe ne Greqi te mos kete me masa te dhimbshme kursimi. 
Ministri hollandez i financave deklaroi se bisedimet do te vazhdojne edhe disa dite, por propozimet e qeverise greke ai cilesoi si jo te mjaftueshme. 
Fondi monetar nderkombetar eshte treguar pesimist per mundesine e realizimit te objektivave nga qeveria greke dhe disa here ka shtruar mundesine e nje ristrukturimi te borxhit grek, kerkese qe eshte hedhur poshte nga Bashkimi Europian dhe kreditoret nderkombetare, duke e lene qeverine e Ciprasit para zgjedhjeve te veshtira. 
Sigal