Greqia shtrëngon masat deri në burg përjetë për qytetarët e papërgjegjshëm

447
Sigal

Greqia ka marrë masa të rrepta për të përballuar përhapjen e koronavirusit, që deri tani ka shënuar një viktimë në shtetin fqinj.

Sikurse raportojnë mediat greke dënohen me burgim deri në tre vjet ata që thyejnë rregullat dhe kufizimet e autoriteteve shëndetësore kompetente për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Me 10 vite burg dënohen ata që rrezikojnë qytetarët e pastër dhe me burgim të përjetshëm dënohen ata qytetarë që me papërgjegjshmërinë e tyre për t’u mbrojtur kanë shkaktuar shumë vdekje.

Kështu deklaroi prokurori i Gjykatës Supreme të Qipros, Vasilis Pliotas në komunikimin urgjent për të gjithë prokurorët në vend dhe bëri thirrje për veprimin e tyre të menjëhershëm kur konstatohet shkelje e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit .

Ai u dërgoi sot prokurorëve në të gjithë vendin, Pliotasi referohet nenit 285 të Kodit Penal, i cili parashikon dënime të rënda penale për ata që shkelin masat e urdhërua ra për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje të rrezikshme dhe shumë më tepër nëse ndodh vdekja. Përveç burgimit, janë dhënë edhe gjoba.