Koronavirusi/ Europa me masa urgjente ekonomike. Po Shqipëria?

413
Banka Qendrore Europiane shpalli sot një paketë të gjerë masash për blerjen e bonove dhe kredi të lira me qëllim kufizimin e shock-ut ekonomik si pasojë e koronavirisit.
Sigal

Në një lëvizje surprizë, BQE nuk e uli normën e interesit, një lëvizje që pritej nga investitorët pasi bankat kryesore përfshirë dhe Rezervën Federale në SHBA dhe Bankën e Anglisë deklaruan ulje të mëdha në normën e interesit në ditët e fundit.

Ndërkohë që BQE u shpreh se do të mundësojë kredi të lira për bankat, në një normë interesi -0,75% dhe do të ndalojë përkohësisht blerjen e boneve nën 2.6 trilion euro nga programi i blerjes së bonove. Program, që tani ka një vlerë prej 20 miliardë euro në muaj, do të rritet me një vlerë totale 120 miliardë euro deri në fund të vitit, u shpreh BQE.

Në Shqipëri, Banka Qendrore reagoi pozitivisht në lidhje me ofertat që kryetari i opozitës Basha ofroi në daljen e djeshme. Ndërkohë që qeveritë e vendeve të Europës kanë nisur të marrin masat ekonomike dhe fiskale në buxhet në ndihmë të ekonomisë, Qeveria shqiptare në përgjigje të ofertës së djeshme të zotit Basha ende nuk ka dalë me një plan konkret.

Vendi pritet të pësojë një rënie ekonomike që do t’i shtohet rënies ekonomike si pasojë e defiçencës strukturore të ekonomisë shqiptare këto vite. Ndërkohë që qytetet kryesore të Shqipërisë janë në karantinë, bizneset po mbyllen dhe qytetarët nuk po shkojnë në punë.

 

Masat e vendeve të ndryshme

Italia:

–    Të gjithë punonjesit e të gjitha kompanive prodhuese do të paguhen nga Asistenca Sociale (Cassa di Integrazione).

–    Pezullim tatim-taksa, sigurimesh dhe borxhesh ndaj shtetit për të gjitha kompanite që do rezultojnë me rënie mbi 25% të xhiros.

–    Pezullim i derdhjes së TVSH për kompanitë e prekura.

–    Pezullim i pagesave të kredive bankare dhe interesave përkatëse për kompanitë e personat e prekur. Për kreditë për blerje të shtëpisë së parë, pezullimi do të jetë për një periudhë jo më të vogel se 18 muaj.

–    Pezullim i pagesave për energji, ujë, etj për kompanitë prodhuese dhe individë të prekur.

–    Pagesë e rrogës së njërit prej prindërve, në familjet me fëmijë nën 12 vjeç.

–    Për të vetëpunsuarit, shteti do të japë 600 Euro në muaj për dado.

 

Greqia:

–    Pezullim tatim-taksa dhe borxhesh ndaj shtetit për për të gjitha zonat ku kompanite janë mbyllur me urdhër të shtetit

–    Pezullim pagesa sigurimesh shoqërore dhe shëndetësore për për të gjitha zonat, ku kompanitë janë mbyllur me urdhër të shtetit.

–    Pezullim i shumë neneve të Kodit të Punës, në mënyrë që t’i lejohet punëdhënësve të adaptojnë politika organizative më fleksibël dhe më dinamike.

–    Pezullim tatim-taksa, sigurime shoqërore dhe borxhesh ndaj shtetit, për të gjitha kompanitë që për muajin mars do rezultojnë me rënie mbi 25% të xhiros.

–    Pezullim i pagesave të kredive bankare dhe interesave përkatëse për kompanitë dhe gjithë individët e zonave të mbyllura.

–    Pritet të përcaktohet edhe mënyra e injektimit të likuiditetit për korporatat që do rezultojnë në vështirësi të likuiditetit si edhe për individët qe do të kenë të njejtën problematikë.

 

Anglia

Edhe pse jo akoma e prekur sa Greqia e Italia, ka vendosur t’i paraprijë mbrojtjes së ekonomisë.

–    Banka Qëndrore e Anglise vendosi dje uljen e normës bazë të interesit për kreditë, nga 0.75% në 0.25%

–    Qeveria ka aprovuar tashme një buxhet prej 30 miliard pound për të injektuar në ekonomi në forma të ndryshme

–    Për të gjitha kompanitë me numër punonjësish deri në 250, pezullohen pagesat e kredive dhe interesave përkatëse.

 

PROPOZIMET E BASHES

Masa fillestare me efekt të menjëhershëm:

  1. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë dhe biznese)në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Gjithashtu, tëndalohet shkëputja e furnizimit me ujë dheenergji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve përperiudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

  1. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (dhe shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
  2. Përjashtimin nga tatim-fitimipër një periudhë nga 6 deri në 12 muaj për të gjitha subjektet në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur, me qëllim përballimin e plotë të “2-muaj” kosto të pagave të punonjësve dhe ambjenteve të marra paraprakisht me qera për zhvillimin e aktivitetit.
  3. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
  4. Përjashtim nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
  5. Mbështetjeme fokus të veçantë për sektorët prioritare dhe sektorët me vulnerabël, siç janë; sektori i turizmit apo sektori fason, apo call center, të cilët kanë pësuar apo pritet të pësojnënjë rënie drastike nga koronavirusi dhe disa prej tyre janë goditurtashmërëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

 

 

Gjithashtu, nevojitet rishikimi i menjëhershëm i buxhetit të vitit 2020, me qëllim:

Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të pacientëve të parë dhe pritet të rritet dita ditës.

Po kështu, alokimin e fondeve në buxhet për të përballuar rritjen e testimeve për personat që mund të jenë prekur nga COVID -19, pjesë të cilës e diskutuam edhe në fillim të këtij bashkëbisedimi. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjithë aparaturat e nevojshme dhe aparaturat më të mira sepse koha nuk pret, koha kushton jetë.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në tërësi.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë, gjithçka sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhershme janë plotësishtë të mundura po të kemi parasysh që vetëm gjaët këtij viti qeveria ka planifikuar të harxhojë 40 herë më shuëm për PPP-të, sesa ka alokuar për koronavirusin, 120 milionë euro janë planifkuar për 10 oligarkë dhe 12 PPP-të, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronavirusit.

Në fund, jo më pak nga rëndësia, ne emër të PD dhe opozitës së bashkuar i bëj thirrje sistemit bankar të konsiderojë riskedulimin e kësteve të kredive konsumatore, për shtëpi apo për kredi biznesi për familjarët dhe operatorët ekonomikë, ku këta të fundit e shohin të domosdoshme rishikimin e tyre për shkak të rrethanave të rënduara si rezultat i kësaj krize.