Greqi/ U kërkoi të mos flisnin shqip, shqiptarët bëjnë për spital djalin e pronarit të lokalit

476
Sigal

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në Pyrgos të Greqisë ku një grup shqiptarësh është përplasur me një grup grekësh. Sherr ka ndodhur në një lokal në rrugën Karaiskaki dhe shkak është bërë përdorimi i gjuhës shqipe. Sherri sipas ilialive.gr. ka qenë i dhunshëm

Shqiptarët ishin duke pirë kafe, kur djali i pronarit grek u tërhoqi vërejtje se po i shqetësonte duke folur shqip.

Pas debatit të parë verbal, fjalët i kanë lënë vend përplasjes së dhunshme.

Shqiptarët janë bërë bashkë me një bashkëkombasin e ture dhe kanë rrahur pronarin e lokalit.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital

Policia greke ka arrestuar një nga autorët shqiptarë të ngjarjes.