Cavani kërkon të qëndrojë te PSG, por Leonardo nuk pranon rinovimin

235

Cavani e ka shprehur më shumë se një herë dëshirën për të vijuar te skuadra e Paris Saint-Germain. Sipas asaj që raporton gazeta “AS”, duke marrë në konsideratë dëmtimet e shumta, drejtori sportiv i PSG, Leonardo ka shprehur skeptizimin për rinovimin e kontratës.

Për këtë motiv, drejtuesi brazilian afroi në formë huazimi Mauro Icardin nga Interi, teksa argjentinasi po fiton ndeshje pas ndeshje më shumë besim duke qenë protagonist me 5 gola në 6 ndeshje.

Në këtë mënyrë mbetet gjithmonë e më shumë opsioni që Cavani të largohet që në janar te Atletico Madrid, atje ku Simeone e pret krahëhapur.