Greqi/ Kapen 33 kg drogë, arrestohen dy shqiptarët

288
Sigal

Policia greke, në një operacion anti-drogë të zhvilluar në kryeqytetin Athinë, ka sekuestruar rreth 33 kilogramë marijuanë, ndërsa ka arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë.

Operacioni i policisë greke është zhvilluar në dy banesa, ndërsa u sekuestruan saktësisht 32 kg e 847 gramë marijuanë, 1 pistoletë, 5 fishekë, 1 thikë, peshore elektronike.

Gjithashtu, u sekuestruan edhe 32 840 euro para të gatshme, tetë celularë, pjesë paketimi për drogën, si dhe një motor, që dyshohet se përdorej për shpërndarjen e lëndës narkotike.