Nuk do të ketë më nevojë për autorizim në lëvizje, nga nesër hapet blloku i tretë i bizneseve

323
Sigal

Duke filluar nga dita e nesërme 14 bashki të tjera i shtohen zonës së gjelbërt, pasi kanë rezultuar me raste minimale të infeksioneve me koronavirus përgjatë ditëve të fundit.

Në këto zona do të lejohen transporti ndërqytetas me automjet privat, ku do të lejohen pjesëtarët e më shumë se dy personave nga e njëjta familje deri në orën 21:00.

Ndërkaq do të ketë lehtësime edhe për bizneset të cilat nga data 11 maj do të rifillojnë aktivitetin e tyre.

Kështu nesër pritet të hapin dyert një grup tjetër biznesesh që janë klinikat dentare, parukeritë si dhe disa dyqane brenda qendrave tregtare.

Shoferët nuk do të kenë më nevojë për autorizim që të qarkullojnë me makinë. Brenda “zonave të kuqe”, qarkullimi do të lejohet nga ora 05:00 deri në 17:30.

Ndërkohë që nga data 11 maj do fillojë edhe vetëkarantimin në banesë për të gjithë personat që do të riatdhesohen nga vendet e huaja.