Google gjurmon përdoruesit fshehtësisht, kompania paditet në SHBA

171
Sigal

Google është paditur në SHBA me akuzat se ka mashtruar njerëzit se si të verifikojnë, zgjedhin dhe kontrollojnë gjurmimin e vendndodhjes së tyre.

Padia është ngritur mbi bazën e një raporti të referuar gjerësisht të vitit 2018, që çaktivizimi i një cilësimi të gjurmimit të vendndodhjes në aplikacionet e tij ishte i pamjaftueshëm për të çaktivizuar plotësisht funksionin. Pra, që pavarësisht se përdoruesit e Google çaktivizonin vendndodhjen, kompania sërish ishte në gjendje që t’i gjurmonte ata.

Paditësit akuzojnë Google për përdorimin e të ashtuquajturave modele të errëta në teknikat e marketingut. Google tha se pretendimet ishin të pasakta dhe të vjetruara. Padia u ngrit në Uashington. Të ngjashme janë paraqitur edhe në shtetin Teksasit dhe Indianas.

Ajo i referohet një zbulimi të Associated Press që çaktivizonte Historinë e vendndodhjes kur përdorimi i Google Maps, ose Kërkimi ishte i pamjaftueshëm, si një cilësim i veçantë. Megjithatë, aktiviteti i uebit përmes Chrome dhe i Aplikacioneve, vazhdoi të regjistronte vendndodhjen dhe të dhëna të tjera personale.

Studimi u krye nga Universiteti Princeton, zbuloi se deri në dy miliardë pajisje Android dhe Apple mund të preken nga ky gjurmim i fshehtë.

“Google është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet në praktika mashtruese dhe të padrejta që e bëjnë të vështirë për përdoruesit të refuzojnë gjurmimin e vendndodhjes, ose të vlerësojnë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për të cilat ata supozohet se janë dakord”, thuhet në veprimin ligjor.

Google i tha BBC Neës se rasti bazohej “në pretendime të pasakta dhe pohime të vjetruara në lidhje me cilësimet e sigurisë dhe të vendndodjes”.

Një përfaqësues shtoi: “Ne gjithmonë kemi ndërtuar veçori të privatësisë në produktet tona dhe kemi ofruar kontrolle të forta për të dhënat e vendndodhjes”.

Padia pretendon se politikat e Google përmbanin “përshkrime të tjera mashtruese, të paqarta dhe jo të plota… por garantojnë që konsumatorët nuk do të kuptojnë se kur vendndodhja e tyre mblidhet dhe ruhet nga Google, për çfarë qëllimesh ruhet dhe kur nuk ruhet fare”.