Gjykata e Strasburgut dënon Italinë për një rast të dhunës në familje

892
Gjykata Europiane e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar për herë të parë Italinë për një krim të lidhur me fenomenin e dhunës në shtëpi.

Gjykata e Strasburgut dënoi sot Italinë pasi nuk ka reaguar në mënyrë të shpejtë e efikase ndaj marrjes në mbrojtje të një gruaje e djalit të saj nga aktet e një dhune shtëpiake ushtruar nga bashkëshorti.

“Një situatë mosndëshkimi e autoriteteve italiane, ndaj dhunës së bashkëshortit, me pasoja vrasjen e djalit e tentativën e vrasjes së gruas,” është vendimi marrë nga gjykatësit europianë.

Sipas Gjykatës së Strasburgut, shteti italian dënohet pasi ka shkelur nenin 2 të drejtën e jetës, nenin 3 ndalimin e trajtimit johuman e degradues e 14- ndalimin e trajtimit diskriminues, të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut.

Gjykata e Strasburgut ka marrë në mbrojte gruan duke dënuar me 30 mijë euro gjobë shtetin italian si dhe me 10 mijë euro shlyerje të shpenzimeve gjyqësore.

Ky rast i referohet ngjarjes së ndodhur në vitit 2013, në komunën Remanzacco, në provincën e Udines. Më 26 nëntor të 2013 bashkëshorti i Elisaveta Talpis vrau djalin e tyre 19 vjec e tentoi të vriste dhe të shoqen.

Motivi i këtij krimi makabër ishte fakti se Elisaveta Talpis e kishte denoncuar disa herë për dhunë, bashkëshortin e saj duke kërkuar ndihmë e mbrojtje nga forcat e rendit.

Për Gjykatën e Strasburgut shtetit italain nuk ka munndur të reagoj shpejtë e në mënyrë efikase për të marrë në mbrojtje gruan e djalin e saj.
Është hera e parë që Gjykata e Strasburgut dënon Italinë për një krim të tillë , të lidhur me fenomenin e dhunës në shtëpi.
Sigal