Gjobitet kryeministri/ U fotografua duke pirë duhan gjatë ditëlindjes së tij

58

Nga fotografitë e publikuara në mediat rumune, shihet kryeministri Ludovic Orban dhe të tjerët duke pirë duhan në tryezën me ushqim dhe shishe me alkool.

Kryeministri rumun pagoi një gjobë në vlerë 550 euro për duhanpirje në ambient të mbyllur dhe mbajtje të takimit në ndërtesën e qeverisë, ku disa ministra dhe pjesëmarrës të tjerë nuk respektuan distancën sociale kundër përhapjes së koronavirusit.

Asnjëri nga personat në foto nuk mbante maskë dhe nuk respektuan rregullin e distancës sociale.

Orban për agjencinë e lajmeve Madiafax tha se fotografia është bërë më 25 maj për ditëlindjen e tij

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe ministri i Jashtëm rumun dhe ai i Ekonomisë.

Deri më tani në Rumani janë konfirmuar 19.133 raste me koronavirus, ndërsa jetën kanë humbur 1.259 njerëz.

Image