Gjermania i refuzon vizën ministrit rus, rezulton i listuar në sanksionet e BE ndaj Moskës

452
Autoritetet gjermane kanë refuzuar t’i japin vizë ministrit rus të Bujqësisë, Alexander Tkachev, pasi ai është një nga personat e listuar në sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Moskës.
Sigal

Për pasojë, delegacioni rus nuk do të mund të ndjekë Javën e Gjelbër të Ushqimit dhe Bujqësisë në Berlin, më 15-24 janar, fakt që e ka bërë të ditur Ministria e Bujqësisë e Rusisë.

Sakaq, sanksionet kundër Rusisë janë vendosur për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë dhe për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë. Ndërkohë, ministria e Jashtme e Gjermanisë nuk ka bërë ndonjë koment, në lidhje me refuzimin e vizës për ministrin rus.