Ban Ki-moon: Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm, prioritet i OKB-së

577
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka folur sot përpara ambasadorëve të OKB-së në Nju Jork për planin e tij të veprimit për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm, si dhe për të zhvilluar tutje Strategjinë Globale Kundër Terrorizmit, të miratuar nga OKB-ja, më 8 shtator, 2006.
Sigal

“Për aq kohë sa angazhimi i Kombeve të Bashkuara është i bashkërenduar, unë do ta bëj parandalimin e ektremizmit të dhunshëm prioritet në gjithë OKB-në. Kjo mund të kërkojë burime shtesë financiare. Andaj, kemi propozuar një fond të mundshëm shtesë”, ka thënë Ban.

Sulmet e militantëve islamikë janë intensifikuar viteve të fundit. Vetëm dje, i ashtuquajturi Shtet Islamik ka kryer sulme në Xhakratë të Indonezisë, duke vrarë dy civilë. Këtë javë ka pasur sulme terroriste edhe në Stamboll, ku mbetën të vrarë 10 turistë gjermanë.