Gjendet i vdekur biznesmeni i njohur, autorët i vunë flakën dhe e lanë të digjej brenda hotelit luksoz

251
Sigal

Të premten në mëngjes, një nga hotelierët më të njohur të Santorinit u gjet i vdekur.

Shërbimi zjarrfikës mori një denoncim për rënien e një zjarri në zonën e Oia, ku sipas informacioneve nga zougla.gr, viktima është biznesmeni Nikos Halaris, pronar i hotelit “Nikos Villas”.

Ngjarja

Rreth orës 9 të mëngjesit, banorët e zonës thirrën zjarrfikësit, pasi panë tym nga brenda hotelit dhe konkretisht nga salla e pritjes. Kur të katër zjarrfikësit mbërritën, ata zbuluan se i vetmi vend ku kishte zjarr ishte në trupin e pronarit 69-vjeçar.

Autorët i kishin vënë zjarrin për ta djegur, ndoshta të  gjallë. Askush nuk mund ta dijë se çfarë ka ndodhur më parë. Nëse autori ose autorët e krimit e kanë goditur dhe më pas janë përpjekur të djegin 69-vjeçarin për ta zhdukur.

Sipas informacionit, janë identifikuar disa gjurmë që mund të jenë gjak, por mbeten për t’u identifikuar në laborator.