Gazetari pakistanez vendos një standard të ri, raporton LIVE përmbytjet i mbuluar nga uji

483
Sigal

Nëse deri më sot kemi thënë më kot se ‘përmbytjet kanë shkuar deri në fyt’, gazetari pakistanez e përjetoi vërtetë një situatë të tillë dhe jo në një situatë normale por të pazakontë.

Azadar Hussain, raportoi live nga një zonë e përmbytur në Pakistan, ku qëndroi i zhytur në ujë dhe i dukej vetëm koka dhe mikrofoni.

“Në rajonin e Jhakkar Imam Shah, niveli i lumit Indus është vazhdimisht në rritje dhe ka përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore”, tha reporteri gjatë lidhjes direkte me studion e lajmeve.

Raportimi i tij solli shumë komente në mediet sociale dhe jo vetëm. Shumë persona komentuan sigurinë e rrezikuar të gazetarit, ndërsa të tjerë e panë si një standard të ri të raportimit të lajmeve.