Frikë nga terrorizmi? Ja çfarë do t’ju ndalojë Trump udhëtarëve nga Lindja e Mesme e Afrika

451
As PC dhe as iPad nuk do të lejohen gjatë fluturimeve për në SHBA nëse nisesh nga Afrika apo vende të tjera të Lindjes së Mesme, përfshi këtu Arabinë Saudite dhe Jordaninë, të dyja shtete aleate të SHBA-ve.
Ky është urdhri i ri i administratës së Trump, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti, që u shpërnda si lajm nga “Royal Jordanian Airlines” kompania e fluturimeve, por edhe nga të gjitha mediat arabe.

CNN raporton se ky urdhër i ri vjen nga kërcënimi që paraqet Al-Kaida në Gadishullin Arabik.

Zyrtarët amerikanë kanë arsyetuar se kjo masë do të aplikohet vetëm për fluturimet direkte për në SHBA.
Sigal