Itali/ Kapen tre “skifterë” shqiptarë, akuzohen për 100 vjedhje

150

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë te cilët akuzohen për mbi 100 raste vjedhjesh e grabitjesh, aktivitet ky i shtrirë në disa zona të shtetit fqinj kryesisht në krahinat e Pordenone dhe Trevisos.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit funksiononin si një bandë e strukturuar, e cila përmes këtij aktiviteti të paligjshëm përfitoi mbi 1 milion euro.

Nga ky aksion u arrestuan tre të rinj të identifikuar si Darjel Prushi, i lindur në Krujë, Nikoll Dobrozi i lindur në Mamurras dhe Edmond Et’hemaj, i lindur në Peqin.

Krahas vjedhjes së banesave e të shtëpive, grupi i shqiptarëve i cili u shkatërrua gjatë ditës së sotme, kryente edhe vjedhje argjendarish dhe prej aty merrnin bizhu me vlerë të madhe.