Falsifikonte dokumentet e pensioneve, ndalohet postieri në pogradec

480
Sigal

Postieri i Postës së Pogradecit është vënë në pranga ditën e sotme pasi akuzohet për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”. Sipas policisë, 40-vjeçari me inicialet J. Sh. falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Ndalohet nga Policia postieri i Postës së Pogradecit, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, bënë ndalimin e shtetasit:

Sh., 40 vjeç, banues në Pogradec.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sqarojmë se në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka kryer veprimet procedurale dhe ka referuar materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, që prej datës 23.01.2019, pasi dyshohej se shtetasi J. Sh, duke qenë me detyrë postier pranë Postës Shqiptare Pogradec, falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre.