Atentati në Kinostudio, identifikohen dy autorët, kriminelë të njohur

602
Policia e Tiranës ka identifikuar dy persona si të dyshuar për atentatin që iu bë mbrëmë 34-vjeçarit Eduard Duka, i cili fatmirësisht vetëm u plagos. Tre plumba u shtinë në drejtim të Dukës; Policia gjeti 3 gëzhojat në vendin e ngjarjes, të kalibrit 7.65 mm.

Të dyshuarit janë L.D. 30 vjeç dhe E.D. 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, me precedentë penalë. Dosja e tyre iu dërgua prokurorisë.

Ngjarja ndodhi në orën 20:20, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku sipas Policisë, ata dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin E.D, 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve.
Sigal