FOTO+VIDEO/ Tërmetet e fuqishme që goditën ishullin grek, shkaktojnë dëme të shumta materiale

409
Sigal

Tre tërmete të fuqishëm goditën detin Jon në harkun e një ore, duke filluar nga mesnata, deri rreth orës 01:04 minuta me orën lokale shqiptare.

Sipas raportimeve, tërmeti i parë ishte me megnitudë 5.1 ballë, i dyti dhe më i forti 6.6 ballë, ndërsa i treti rreth 5.2.

Epiqendra ishte rreth 36 kilometra larg ishullit grek Zakintos, por u ndje deri në Athinë, si dhe në Shqipëri, Itali, Maltë dhe Maqedoni.

Porti kryesor për ishullin Zakynthos në detin Jon u dëmtua rëndë, por është ende funksional, tha zëdhënësi i agjencisë për mbrojtje civile Spyros Georgiou. Ndërkohë që disa njerëz u trajtuan për lëndime të lehta.