Fotolajm/ Qielli britanik, një mrekulli ngjyrash !

474
Drita të magjishme kanë pushtuar Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për aurora Borealis apo Dritat Veriore. Këto drita shumëngjyrëshe janë rezultat i elektroneve që përplasen me pjesën e sipërme të atmosferës së tokës. Nga ana tjetër protonet shkaktojnë aurora të zbehta dhe të shpërndara, zakonisht jo lehtësisht të dukshme për syrin e njeriut. Fenomeni shumëngjyrësh është i dukshëm në Skoci dhe në Irlandën e Veriut por që ka qënë lehtësisht i dallueshëm edhe në Anglesey dhe Oxfordshire. Aurora borealis shkaktohet kur elektriciteti i shkarkuar nga dielli hyn në atmosferën e tokës. Shumë britanikë kanë nxituar të postojnë foto dhe video në rrjetet sociale nga kjo shfaqje e mahnitshme që zgjati për minuta të tëra.
Sigal