FOTO/ Zjarr, tym dhe gaz lotsjellës, ‘luftë’ në kufirin greko-turk

361
Sigal

Zjarr, tym dhe gaz lotsjellës u ngritën në kufirin greko-turk sot, teksa policia greke po tenton të zmbrapsë emigrantët, pasi Ankaraja hapi dyert drejt Europës.

Emigrantët, kryesisht nga Lindja e Mesme, por edhe nga Afrika, u përplasën me policinë në zonën e njohur si Kastanies.

Policia e trazirave është dërguar në kufi, kurse BE u angazhua se do të ofrojë 800 milionë euro ndihmë për Greqinë.

Presidenti turk, Erdogan e bëri realitet hapjen e kufijve, kurse policia greke thotë se ka ndaluar dje 24 mijë refugjatë që të futen në vend.

Save

Share