Korçë/ Trajleri përplaset me makinën, 35-vjeçari në gjendje të rëndë për jetën

349
Sigal

Një 35-vjeçar është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën, pasi makina me të cilën ai udhëtonte është përplasur nga një trajler.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë.

“Shtetasi B.Z., rreth 40 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar mjetin tip trajler është përplasur me mjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin E. S., rreth 35 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Korçë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore”- thote policia.

 

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.03.2020, në rrugën Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë, shtetasi B.Z., rreth 40 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar mjetin tip trajler është përplasur me mjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin E. S., rreth 35 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Korçë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.