Florida dhe Kanadaja kërcënohen nga uraganet Fiona dhe Hermine

138
Sigal

Uragani Fiona goditi Bermudën me shi të dendur dhe erëra të forta të premten ,duke shkuar në rrugën e tij drejt brigjeve të Atlantikut të Kanadasë.

Zyrtarët në Kanada kanë paralajmëruar banorët , në  pjesën lindore të vendit që të përgatiten për përbytjet dhe ndërprejret e energjisë elektrike.

Florida përballet me një kërcënim uragani pas një cikloni të veçantë tropikal të formuar në Detin e Karaibeve, gjithashtu pritet që uragani Fiona të  godasë brigjet e Kanadasë deri të shtunën në mëngjes.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve , Depresioni Tropical Nine është në fazat e hershme dhe po lëviz në një rrugë që mund ta sjellë në Florida javën e ardhshme si ndodhi me Uraganin Hermine.

Dëmtimet që ka shkatuar Uragani Fiona janë të shumta si në në Porto Riko dhe Republikën Domenikane në fillim të kësaj jave, dhe shumë prej tyre mbeten ende pa energji apo ujë të rrjedhshëm. Ky uragan cilësohet i kategorisë së tretë. Qendra Kombëtare e Uraganeve ka thënë se erërat maksimale të qëndrueshme të Fionës mund të arrijnë shpejtësinë 130 mph (215 km/h).

Pesë persona kanë vdekur në të gjithë Karaibe: një në Guadeloupe, dy në Porto Riko dhe dy në Republikën Domenikane. Në Bermuda, Uragani Fiona detyroi shkollat ​​dhe zyrat të mbyllen. Zyrtarët kanadezë dhe meteorologët po u bëjnë thirrje banorëve që të përgatiten për ndikimin e stuhisë ndërsa ajo arrin në provincat Atlantike të Nova Scotia, Prince Edëard Island dhe Neëfoundland.

Rajoni mund të ketë deri në gjashtë deri në 10 inç shi, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të shpejta. Strehimoret janë përgatitur në Halifax dhe Cape Breton në Nova Scotia për njerëzit që të mbulohen përpara stuhisë.”Çdo Nova Scotian duhet të përgatitet,” tha John Lohr, ministri përgjegjës për gatishmërinë emergjente në provincë, në një konferencë për shtyp të enjten. Lohr shtoi se stuhia mund të jetë “shumë e rrezikshme”.“Stuhia pritet të sjellë erëra të forta dhe të dëmshme, valë shumë të larta dhe stuhi bregdetare, reshje të forta dhe të rrezikshme dhe ndërprerje të zgjatura të energjisë”, tha Lohr.

Uraganët e fortë në Kanada janë të rralla, pasi stuhitë humbasin energjinë e tyre pasi godasin ujërat më të ftohta në veri dhe bëhen post-tropikale. Por presioni në rajon parashikohet të jetë historikisht i ulët pasi uragani Fiona godet, duke i hapur rrugën një stuhie më të fortë. Nova Scotia u godit për herë të fundit nga një ciklon tropikal në vitin 2003 me uraganin Juan, një stuhi e kategorisë 2 që vrau dy njerëz dhe dëmtoi rëndë strukturat dhe bimësinë.