Dr. Zekri Palushi: Si të identifikohet hypothyridizmi me origjinë Autoimune. Simptomat e para, diagnostikimi te pacientët e prekur dhe trajtimi

219

Pneumonia virusale dhe kura për ulçerën, otitin dhe atrozën

Ja shenjat klinike, trajtimi dhe diagnostikimi te pacientët e prekur

Sigal

 

Dr. Zekri Palushi, (MD)

Australi, shtator 2022

Shenjave klinike më tipike mund të jenë: një ndjenjë lodhje e vazhdueshme, pamundësia për të humbur, apo për të shtuar në peshë, dhe mostoleranca e të ftohtit.

 

Tiroidja është një gjendërr endokrine, në formën e fluturës, e vendosur në pjesën e përparme të qafës, pak nën Mollën e adamit, hormonet e së cilës, (T4/T3), kontrollojnë metabolizmin.
Pra kjo gjendërr kontrollon rrugën e përdorimit të energjisë nga trupi jonë, e po kështu, merr pjesë edhe në rregullimin dhe funksionimin e disa proceseve vitale si: *Frymëmarrjen, *rrahjet e zemrës, *systemin nervor central, e peripheral, *peshën e trupit, *forcën muskulare, *nivelin e kolesterolit, etj….Hypothyroidizmi i Hashimotos, konsiderohet si një problem i sistemit imunitar, ku, si në të gjitha sëmundjet e tjera autoimune, ky system konfuzohet, dhe gabimisht godet një pjesë të trupit të tij, pra në këtë rast, godet pikërisht gjendrrën  tiroide.
Ndërsa, kemi të bëjmë me një problem të vetë gjendrrës së tiroides, (hypothyroidism primar), atëherë kur ajo nuk prodhon në sasi të mjaftueshme hormonet e saj, (T4/T3).

Gjithmonë, një rritje e nivelit të TSH në gjak, flet për HYPOTHYROIDIZEM, por tashmë dihet se rreth 90%, e të diagnoztikuarve me hypothyroidizëm, në fakt vuajnë nga thyroiditi i Hashimotos. Zakonisht në sëmundjen e Hashimotos, sistemi imunitar prodhon një antitrup kundra TPO (Thyroid Peroxidase). Prandaj, për të gjykuar nëse një hypothyroidizëm ka si shkak Hashimoton, duhet të kërkojmë një analizë gjaku për të matur TPO, një proteinë, që luan rol mjaft të rëndësishëm në prodhimin e hormoneve të tiroides. Tashmë dihet se në gjakun e shumicës së të sëmurëve me Hashimoto, gjenden antitrupat TPO (TPO antibodies).

Tyroidit i Hashimotos zakonisht nuk prek moshat e adoleshencës, dhe as fëmijët, por, megjithatë duhet ta konsiderojmë në të gjithë ato raste kur ky grup moshe, ndjehen të lodhur, apo janë mbipeshë. Ndërsa RIEDEL Struma, është një formë tjetër e Hashimotos. Në këtë subtip, gusha është shumë e madhe, dhe për shkak të një fibrose massive ( që shifet në ultrasound dhe biopsy), ajo merr një konsistencë druri në prekje.

Shenjat klinike

 

Shumica e pacjentëve mund të mos kenë shenja klinike, përpos një zmadhimi lokal (gushe), të padhimbëshme, që nganjëherë, mund të shoqërohet me disa shenja klinike, që më së shumti lidhen me volumin e saj, si dhe proceset inflamatore, që e shoqërojnë. Në këtë rast, i sëmuri mund të këtë dhimbje qafe, dhimbje veshi, dhe vështirësitë në gëlltitje, (për të cilat, i sëmuri mund të marrë mjekim me një nga antiinflamatorët, (brufen, voltaren,…), si dhe, hormonit sintetik, (LT4). Zhvillimi i sëmundjes, dhe koha e diagnoztikimit, ndryshon nga një pacient, tek tjetri, e po kështu, ndryshon edhe koha e shfaqjes së shenjave klinike, ku më tipiket mund të jenë: një ndjenjë lodhje e vazhdueshme, pamundësia për të humbur, apo për të shtuar në peshë, dhe mostoleranca e të ftohtit.

Me progresimin e sëmundjes, lëkura bëhet më e thatë, bien flokët, trashet zëri, dhe rritet konfuzioni mendor, e po kështu, bëhet si problem, edhe konstipacioni, (kapsllëku).Nëse pacjenti nuk trajtohet, atëherë zhvillohet enjtja e përgjithshme e trupit, (MYXOEDEMA), që shoqërohet edhe me një memorje të varfër, dhe puls të ngadaltë. Duhet të shtojmë se rreth 25% e pacjentëve zhvillojnë edhe shenja të lehta në sytë, ku veçanërisht kapakët e sipërm të syve, (palpebrat) tërhiqen, (rrudhen), sytë lotojnë, dhe kruhen, me një ndjenjë sikur ka kokrriza rane në to. Në këto raste, të sëmurit i rekomandohet që të përdorë lot artificial, me pika në sy, si, SYSTANE, …


A shoqërohet Hashimotoja me ndonjë sëmundje tjetër autoimune?

Vetë Hashimotoja është e shpeshtë, megjithate, shumica e pacjentve s’kanë sëmundje të tjera autoimune, por 14% e tyre mund të sëmuren edhe me VITILIGO, dhe thinje flokesh të parakohëshme.

Diagnoztikimi

Fillimisht duhet të dimë se TSH (Thyroid Stimulating Hormone), prodhohet nga gjendrra Pituitare, që ndodhet në tru. Nëse kjo gjendërr dikton se në gjakun qarkullues ka pak hormone të tiroides (T4/T3), atëhere dërgon hormonin e saj, (pra TSH), tek tiroidja, me qëllim që ta stimulojë atë, për të prodhuar T4/T3. Ndërsa T4, është hormoni kryesor që prodhon tiroidja. Nëse, një analizë gjaku tregon nivel të ultë të T4, atëhere, kjo na bën të gjykojmë se problemi është në tiroide. Ndërsa kur niveli i TSH është i rritur dhe T4 e ulur, atëhere kemi të bëjmë me një hypothyroidizëm primar. Në shumicën e rasteve, (kur pacjentët s’paraqesin shenja klinike, por vetëm kanë të ngritur TSH, (me fT4, dhe fT3 normal), kemi të bëjmë me një gjendje hypothyroidizmi SUBKlinik. Këto pacjentë shpesh kanë një histori familjare për një sëmundje të tillë, ose histori për sëmundje të tjera autoimune, kështu që gjatë ekzaminimit, mund të palpojmë një gushë multinodulare, me konsistencë të fortë.

Thyroid autoantibodies

 

Përfshinë Thyroid Peroxidase (TPO), dhe Thyroglobulin antibodies.

Pacjentët që kanë pozitiv antitrupat e tiroides, edhe pse, TSH, dhe T4/T3 mund t’i kenë normale, ose jo, dhe pa shenja klinike, janë në rrezik për të zhvilluar një hypothyroidizëm, në raport me nivelin e antitrupave.

Nganjëhere, Hashimoto Thyroiditis (HT), nëpërmjet një studimi ultrasonografik, klasifikohet në atë që quhet “me gushë”(që flet për stadet e reja të sëmundjes), dhe tyroiditit atrofik, (që reprezanton stadet e fundit të kësaj sëmundje).

Duhet të dimë se Hashimotoja, mund të shkaktohet edhe nga mjekimi, që merret për Hep C,(si Interferonalpha), si dhe, nga disa mjekime të reja, si Monoclonal Antibodies, që përdoren për mjekimin e melanomës, sëmundjet malignante të gjakut, apo sëmundje të tjera autoimune serioze, që modifikojnë aspektet normale, të përgjigjes immune, dhe rregullat e saj. Në praktikën time, të gjithë të sëmurët me Hashimoto duhet të investigohen për sëmundje CELIAKE (coeliac disease), Anemi Pernicioze (pernicious anaemia), dhe t’ju maten antinuclear antibodies.
Po kështu, nëse i sëmuri ka histori familjare për Diabet të tipit 1, atëhere rrekomandohet që t’i maten në gjak GAD, IA2, dhe Insulin antibodies. Nqs. niveli i Vit B12 është i ultë, atëherë kontrollohen edhe Gastric Parietal Cell, dhe Intrinsic Factor antibodies, për të konfirmuar diagnozën e Anemisë Pernicioze. Ndërsa, kur gjenden titre signifikante të antitrupave celiake, (coeliac antibodies), atëherë rrekomandohet një biopsy e zorrës së hollë (small boëel biopsy), dhe këshillohet që të marrë një diet paGLUTEN, (glutenfree).

TRAJTIMI:


Vendimi për ta trajtuar një ç’rregullim të tillë mvaret nga disa faktorë, ku përfshihen shenjat, dhe ankesat e të sëmurit, pra, sa të rënda ata janë, ndryshimet laboratorike të tyroides, (TFT), si dhe të dhënat Ultrasonografike, (real time thyroid ultrasonography).

Në një studim të kohëve të fundit, sygjeron që të sëmurët me Hypotyroidizëm subklinikal, duhet të trajtohen, edhe nëse s’kanë shenja sëmundje, në këtë rast, mjekimi jepet për të paksuar kolesterolin, dhe minimizuar rrisqet kardiovaskulare, që shoqërojnë hypotyroidizmin.

*Antiinflamatorët mund të përdoren për dhimbje, apo kur gusha është shumë e madhe, dhe shoqërohet me dhimbje qafe, dhimbje veshi, apo vështirësi në gëlltitje.

Nuk është shumë e qartë nëse pacjentët që janë asymptomatic, dhe kanë fT4, dhe fT3 normal, por kanë pozitiv antitrupat e tyroides, duhet të trajtohen. Megjithatë, shumica e endokrinologëve, i trajtojnë pacjentët e tyre, kur TSH  është rreth 10, pamvarësisht shenjave të tjera klinike. Për mjekim jepet LT4, (THYROXIN), që në pacjentët me një hypotyroidizëm të hershëm fillohet me një dozë të vogël, 5075 centigram në ditë.

Kjo dozë mund rritet, deri sa arrihet në zëvendësimin e plotë hormonal, ku jepet në dozën 1.7 centigram/kg. Pra, në ato stade, kur niveli i TSH vazhdon të rritet, dhe ultrasonographia tregon stadet e fundit. Thyroxina zakonisht merret në mëngjez, të paktën 30 minuta para buke, megjithatë, studimet e fundit sygjerojnë marrjen e thyroxinës paragjumit, sepse në këtë mënyre kontrollohen më mirë, si nivelet hormonale, dhe shenjat e sëmundjes. Megjithatë, edhe pse pacjentët mund të ndigjohen më mirë, përsa i përket energjive, duhet të kemi kujdes sepse një mjekim me doza të larta mund të japë Fibrilacion atrial, dhe osteoporosis. Është me rëndësi të dihet se disa ilaçe si: amiodarone, cholestyramine, hekuri, proton pump inhibitors, (Nexium, …), dhe calcium,  e dëmtojnë thithjen e thyroxinës.  Vlen të përmendet se në protokollin e dietës së sëmundjeve autoimune rekomandohet shmangia e këtyre produkteve: orizi, gruri, thekra, elbi, e drithërat e tjerë, si dhe legume, patllixhanet, piperin, vezët, kafen, pijet alkoholike, sheqernat, dhe prodhimet e qumështit.