Zbulohet shpella më e gjatë nënujore në botë

429
Shpella më e gjatë nënujore në botë është zbuluar nga zhytësit në Meksikë. Besohet se zbulimi i madh mund të ndihmojë për të hedhur dritë mbi qytetërimin e lashtë Maya.
Grana Acuifero Maya (GAM), një projekt i dedikuar për studimin dhe ruajtjen e ujërave nëntokësore të gadishullit Jukatan, tha se shpella 347 km është identifikuar pas disa muajsh eksplorimi të një labirinti të kanaleve nënujore.
Pranë vendpushimit të plazhit të Tulum, u zbuua se sistemi i shpellës i njohur si Sac Actun, i matur në 262 km, është në të vërtetë i lidhur me sistemin 85 km Dos Ojos.
“Kjo na lejon të vlerësojmë shumë më qartë se si dolën ritualet, vendet e pelegrinazhit dhe në fund të fundit vendbanimet e mëdha para-hispanike që kemi njohur,”-tha Drejtori GAM dhe arkeologu nënujor Guillermo de Anda për Reuters.
Gadishulli Yucatan është i mbushur me relike monumentale të popullit Maya.
Sigal