Flamuri i Palestinës në selinë e OKB-së, Shqipëria voton pro

459
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 119 vota pro, 8 kundër dhe 45 abstenim një rezolutë të paraqitur nga disa vende të BE-së dhe Ligës Arabe, që në Pallatin e Qelqtë të valëvitet dhe flamuri i Palestinës dhe ai i Vatikanit, shtete këto që nuk janë anëtare të OKB-së. Në krahë të 119 shteteve që votuan pro është rreshtuar dhe Shqipëria, së bashku me Belgjikën, Francën, Italinë, Spanjën, Luksemburgun, Suedinë dhe një sërë shtetesh të tjera. Ndërsa mes 8 vendeve që kanë votuar kundër rezolutës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia dhe natyrisht Izraeli. 
Sigal