Jahjaga në Berat: Trashëgimia e qytetit të ruhet sipas standarteve

593
Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është ndalur në qytetin e Beratit, pjesë e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, organizatë ku synon të anëtarësohet edhe Kosova. E shoqëruar nga stafi i saj, fillimisht zonja Jahjaga është ndalur tek Muzeu Kombëtar i Onufrit, ku është pritur nga kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj dhe një specialist i muzeut. Në fjalën e saj pasi ka vizituar ambjentet e muzeut, Jahjaga ka nënvizuar se, përfshirja eventuale në UNESCO do të rrisë përgjegjësitë e shtetit të Kosovës, pasi do t’i duhet të kujdeset për monumentet e kulturës. 
“Unë gjithmonë i kam adhuruar bukuritë e jashtëzakonshme që ofron Shqipëria, por ardhja këtu në muze ka qenë një përvojë e veçantë për mua dhe delegacionin tim. ky muze të kthen mbrapa në kohë dhe për këtë unë përgëzoj qytetarët e Beratit që e kanë ruajtur këtë trashëgimi kulturore dhe e kanë përcjellë nga gjenerata në gjeneratë”, ka deklaruar Jahjaga. 
Sigal