‘Flakët e ‘ferrit’ pushtojnë vendin’/ Zjarret rrëmbejnë pyjet në pika të ndryshme në Turqi

302
Sigal

Gjatë ditës së sotme, zjarre masive dhe të fuqishme kanë shpërthyer dhe janë përhapur me shpejtësi në lagjet Kavaklı, Sarılar, Kalemler dhe Yeniköy në Manavgat në Turqi.

Kryebashkiaku i Antalisë Böcek njofoti se ai kurrë nuk ka parë një zjarr të tillë ndërsa nën-Guvernatori thotë se “zjarri është shumë larg rajonit të turizmit”.

Përpjekjet për të shuar zjarret e shumta të pyjeve në Manavgat të Antalias kanë qenë duke u zhvilluar si nga ajri ashtu edhe nga toka.

Zjarret që shpërthyen në lagjet e Kavaklı, Sarılar, Kalemler dhe Yeniköy për arsye ende të panjohura janë përhapur shpejt si rezultat i favorizimit të erës.

19 helikopterë, 103 spërkatës uji, 6 ekskavatorë, 1 aeroplan dhe 412 punëtorë pyjesh janë atashuar në 12 provincat e Turqisë. Ekipet janë ende duke bërë përpjekje për të shuar zjarret.