Raportuesja e PE: Gjermania do dërgojë më shumë ushtarë në Veri

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon, kërkoi të hënën nga Gjermania të vendosë më shumë trupa ushtarakë në Veri të vendit. Përmes një reagimi në një rrjet social, von Cramon tha se Gjermania duhet të dërgojë trupa shtesë në Kosovë.
“Gjermania duhet të vendosë më shumë trupa për të siguruar paqen dhe për të mbrojtur të gjithë në Kosovë, ku KFOR-i i udhëhequr nga NATO-ja mbetet jetik”, tha mes të tjerash raportuesja e PE-së e cila njëherësh e konsideroi të rëndësishëm vendimin e Britanisë për të vendosur 200 trupa në Kosovë. “Vendim i rëndësishëm është ai i Britanisë së Madhe për të vendosur 200 trupa ushtarakë për të përforcuar NATO-n dhe KFOR-in në terren”, ka shkruar eurodeputetja e Parlamentit Evropian. Të premten që shkoi NATO tha se ka miratuar forca shtesë për t’i dislokuar në veri të Kosovës zonë e banuar me shumicë serbe për shkak të rritjes së tensioneve.

NOA