Evakuohet zyra e kancelares Merkel, gjendet një pako e dyshimtë

453
Zyra e kancelares së Gjermanisë Angela Merkel u evakuua mëngjesin e sotëm pasi punonjësit e sigurisë gjendën një pako të dyshimtë në afërsi të saj.
Gjermania gjendet nën masa të rrepta sigurie pas informacioneve se vendi mund të përshihet në sulme terroriste. Policia sqaroi se “ata janë duke hetuar për një dyshim të vogël”.
Repubblica.it raporton se sipas disa dëshmitarëve përreth zonës ku ndodhet zyra e kancelares janë 4 shtëpi të verdha që mbajnë postën.
Merkel është në qendër të kritikave ditët e fundit, për vendimin e saj për të futur në vend 1 milion emigrantë.
Vendi është shokuar nga ngacmimet seksuale dhe përdhunimet e bëra në qytetin Këlnit në natën e vitit të ri nga një bandë prej 1 mijë personash me origjinë afrikano veriore dhe arabe
Sigal