Evakuimi i afganëve, Rusia ofrohet për transportin: Askush s’i ndalon avionët tanë të dalin nga Kabuli

260
Sigal

Deklarata e ambasadës ruse në Shqipëri: Për mundësitë e rusisё pёr evakuimin e qytetarëve afganë që dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre (nga brifingu i përfaqësueses zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë znj. Maria Zakharova, Moskë, mё 19 gusht 2021)

“Duke u nisur nga situata qё po vezhgohet tani pёr tani në aeroportin e Kabulit dhe paaftёsia e një serё shtetesh perëndimor tё organizojnё evakuimin e diplomatëve, ushtarakeve dhe civilëve të tyre nga Afganistani, pa përmendur afganët që bashkëpunuan me ta dhe familjet e tyre që duan të largohen nga vendi, por nuk e kanё një mundësi të tillë, ne do tё donim tё informonim si mё posht vijon.

Me qellim parandalimin e përkeqësimit tё situatës humanitare në Afganistan, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do tё tregojnë interes për t’u pritur dhe akomoduar.

Siç na siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan, nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë nё/nga Kabuli. Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar”. Pёr sa i pёrket mundesisё sё pranimit tё refugjatëve nga Afganistani nё vendin e vet, Rusia do të udhëhiqet nga detyrimet e saj ndërkombëtare në fushёn humanitare. deklaroi Ministri i Puneve tё Jashtme tё Federates Ruse z. Sergei Lavrov.