47-vjeçari grek vritet barbarisht me thikë e çekiç në kokë

222
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Volos të Greqisë.

Një 47-vjeçar, i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, dyshohet se është vrarë me çekiç e thikë për larje hesapesh. Sipas pretendimeve të para, viktima dhe një miku i tij kanë shkuar në shtëpinë e dy personave.

Aty ka ndodhur dhe sherri mes tyre. Kalimtarët kanë parë të gjithë skenë dhe kanë lajmëruar autoritetet. Këta të fundit, kanë arrestuar personat e përfshirë në ngjarje dhe pritet t’i marrin në pyetje, për të zbardhur të gjithë të vërtetën.