Del në sipërfaqe krijesa e çuditshme në liqen, tronditen banorët

498
Sigal

Një krijesë e çuditshme doli në breg të një liqeni në Kinë, e cila tronditi jo pak ata që e panë.

Një dëshmitar okular u tha gazetarëve lokalë kur ai së pari pa pjesën e pasme të peshkut që dilte nga uji, e cila dukej sikur ishte një breshkë.

Por më pas krijesa tregoi kokën e saj, e cila ngjante me atë të një gjarpri.

Ajo është identifikuar si një specie peshku me përmasa të mëdha, që i përket familjes së aligatorëve, e që pluskon në ujërat e Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Peshku ishte parë më 9 shkurt në Parkun e Liqenit Baiyun në qytetin e Guangzhou.

Një nga banorët madje ka mundësuar një video që tregon pamjen e frikshme të gjallesës.