Engel: Kuvendi Kosovës të të votojë Gjykatën Specialen

532
Kongresmeni amerikan Eliot Engel, i ka propozuar institucioneve të Kosovës që të gjejnë zgjidhje për krijimin e Gjykatës Speciale dhe amendamentet kushtetuese, që i hapin rrugë krijimit të kësaj gjykate të votohet në Kuvendin e Kosovës. Engel gjatë vizitës në Gjykatën Supreme të Kosovës tha para mediave se është me rëndësi që kjo të bëhet, pa marrë parasysh se sa i vështirë është vendimi.
“Mendoj që është shumë me rëndësi që Kuvendi i Kosovës të marrë vendimin për Gjykatën Speciale. Sepse, pa marrë parasysh që ky vendim është një vendim i vështirë, i dhimbshëm, i pamundshëm, megjithatë alternative është që kjo gjykatë të themelohet nga Kombet e Bashkuara, dhe nuk ma merr mendja që Kosova do ta kishte ditën e vet të mirë po të shkonte ky rast në Kombet e Bashkuara. Prandaj, prej dy zgjedhjeve, mendoj që zgjedhja më e mirë është që vetë Kosova ta themelojë Gjykatën Speciale”, tha Engel.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijoi ai, gjithmonë do të qëndrojnë përkrahë Kosovës dhe popullit të saj, si miq, partnerë dhe aleatë të saj. “Duhet të punojmë që demokracia në Kosovë të jetë e qëndrueshme, të përmirësohet dhe të lulëzojë për të mirën e popullit kosovar, po ashtu edhe për popullin amerikan. Shtetet Bashkuara të Amerikës do të përkrahin edhe më tutje Kosovën, që të vazhdojë të bëhet një vend i fuqishëm, dhe të ndërtojë një demokraci të fuqishme edhe më tej”, tha Engel.
Sigal