Rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese dy kërkesat e Tom Doshit

487
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot dy kërkesat e Tom Doshit për të shpallur antikushtetues vendimin për arrestim dhe kontroll banese ndaj tij. Dy avokatet e Doshit me herët dorëzuan ne Gjykate dy kërkesa. Se pari te shpallej antikushtetues vendimi i Kuvendit ku i’u dha e drejta prokurorisë për arrestimin dhe kontrollin e banesës.
Sipas dy avokatëve, në këtë rast janë shkelur dispozitat kushtetuese të akteve ndërkombëtare, të ratifikuara nga parlamenti. Ndërsa kërkesa e dytë ka të bëjë me shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila ka pezulluar të drejtën e deputetit Doshi për të ushtruar punën e tij, në një kohë që ai është përzgjedhur nga populli.
“Kërkuam që të shfuqizohen të dy vendimet, qoftë vendimi i kuvendit, qoftë i kolegjit penal, duam ti rrëzojmë. Janë shkelur depozitat kushtetuese, të akteve ndërkombëtare dhe të ratifikuara nga Parlamenti i Shqipërisë dhe që pengojnë lirinë e personit. Shkeljet janë të verifikuara dhe nuk do të ndodhin shkelje në të ardhmen”, tha avokati Meçi.
Sigal