Ekstradimi – Itali, arrestohet shqiptari i dënuar me 16 vite burg në Tiranë

497
Një shqiptar i kërkuar nga autoritetet shqiptare është arrestuar në San Pricvo në Itali.
Mediat vendase bëjnë me dije se ndaj shqiptari Shuip Izvira, 45-vjeç, banues në këtë zonë të Italisë, ishte lëshuar një urdhër-arresti nga autoritetet shqiptare me vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Ai është dënuar me 16 vite burgim për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje, krime këto të kryera në Shqipëri mes datës 17 qershor 2014 dhe 22 korrik të vitit 2015.
Tashmë, 45 vjeçari është shoqëruar në polici dhe është vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për të kryer procedurat e ekstradimit.



Sigal