Dyshohet se gruri ishte vjedhur në Ukrainë, Turqia ndalon anijen ruse

53
Sigal

Një anije mallrash ruse që transportonte drithë, për të cilën Ukraina thotë se është vjedhur, është ndaluar nga autoritetet doganore turke, tha ambasadori i Ukrainës në Turqi.

Lajmin e ka konfirmuar ambasadori ukrainas në Turqi, Vasyl Bodnar i cili thotë se anija është ndaluar nga autoritetet doganore të Turqisë

“Ne kemi bashkëpunim të plotë. Anija ndodhet aktualisht në hyrje të portit, ajo është ndaluar nga autoritetet doganore të Turqisë”- tha ai.

Ai thotë se për fatin e anijes do të vendoset nesër në mbledhjen e hetuesve.