Dy senegalezë dhe një shqiptar grabisin farmacinë në Itali me një pistoletë lodër

501
Tre persona janë vënë në pranga ditën e djeshme nga policia italiane, pasi kanë grabitur një farmaci.
Dy senegalezë, të moshës 41 dhe 45 vjeç dhe një 23-vjeçar shqiptar, kanë grabitur një farmaci në Silea, por ata janë arrestuar nga policia vetëm pak momente më vonë.
Brenda në farmaci janë futur dy senegalezët, ku njëri kishte në dorë një pistoletë lodër, dhe tjetri një thikë.
Ata, pasi kanë kërcënuar punonjësen e farmacisë, i kanë marrë edhe një sasi eurosh, ndërsa shqiptari i priste jashtë me një makinë, për t’i larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Në momentin kur ka ndodhur grabitja, brenda farmacisë kanë rastisur edhe dy klientë, një çift të moshuar, që kanë parë të gjithë skenën me sy.
Pasi kanë marrë një sasi prej 1200 euorosh, duke përfshirë edhe lekët e klientëve, ata janë larguar me një makinë tip Renault Clio, që drejtohej nga shqiptari.
Policia mbërrit menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u vu në ndjekje të grabitësve, ku ata për një moment i kanë shpëtuar ndjekjes, pas ndërhyrjes të një makine policie për t’i bllokuar.
Megjithatë, arratisja nuk zgjati shumë, pasi grabitësit u bllokuan dhe u ndaluan disa metra më tutje.
U desh edhe ndërhyrja e ambulancës, pasi gruaja, e cila ishte kliente, i ra të fikët, pasi grabitësit u larguan. Ajo u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të dy senegalezët jetojnë në Casier, ndërsa shqiptari banon në Silea. Policia po ashtu ka gjetur, nëntë doza kokaine nga kontrolli në shtëpitë e tyre. i shtëpisë. Autoritet italiane hetojnë për të parë nëse ata mund të jenë përgjegjës për plaçkitje të tjera në krahinë.
Sigal