Transportonte kanabis me makinë, pranga shqiptarit në Greqi

636
Policia greke ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar të cilit iu gjet një sasi droge në automjet. Ai u arrestua në qytetin Kastoria, ndërsa policia gjeti në makina 8 pako me kanabis, pesha e të cilave shkon në 5.2 kilogramë.
Lënda narkotike ishte fshehur në pjesë të ndryshme të mjetit. Autoritetet i sekuestruan 25-vjeçarit edhe 120 Euro si dhe një celular.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Sigal