DW nuk përgenjështroi lajmin e saj për takimin e Ramës me Merkel, por hedhjen e njoftimit të KM

593
Sigal

Media e njohur gjermane DW nuk ka bërë korrigjim e lajmit të vet për takimin e shkurtër prej disa minutash që kishte Rama më Merkel por ka bërë thjesht kërkesë dnjese për hedhjen e një njofitmi të zyrës së shtypit të  KM pa e verikfikuar dhe duke patur në brendësi të njofimit pasaktësi thelbësore.

Kjo duket se e ka shqetësuar median e cila në faqen e saj në facebok ka bërë edhe sqarimin e mëposhtëm.

Pra për të qenë të saktë njoftimi për takimin ka qenë i saktë dhe i plotë ai i bërë ngë DW dhe jo njoftimi i punëtorëve të zyrës së shtypit të Edi Ramës.

Ja njoftimi i plotë i Deutsche Welles!

Korrigjim i një gabimi teknik!

Të nderuar miq të Deutsche Welles!

Me reagimet tuaja dje Ju kishit të drejtë ! Sepse një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tonë të Facebookut. Që gabimi është thjesht teknik dhe pas tij nuk fshihen qëndrime të njëanshme politike, këtë e tregon postimi një për një, njoftimi u keqkuptua si njoftim i korrespondentit tonë. Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat.

Ju kërkojmë ndjesë për këtë keqkuptim!

Image