Droni në Beograd, Vuçiç: Unë dhe Rama e dimë kush e bëri, ishte e organizuar

471
Pak përpara se të niset për në Tiranë, ku do jetë i pranishëm në një forum të rëndësishëm, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç foli për marrëdhëniet me Shqipërinë.
I pyetur nga B92 për marrëdhëniet me dy vendeve, ai tha se “Shqipëria dhe shqiptarët janë një ‘popull në zgjerim’ dhe ne duhet të kemi kujdes me ta, të kemi marrëdhënie të mira”.
I pyetur për incidentin e dronit me hartën e Shqipërisë së Madhe, vjeshtën e shkuar në Beograd, Vuçiç tha: “ne e dimë dhe autoritetet e dinë se çfarë ndodhi, ishte pa dyshim e organizuar politikisht. Të dy, Edi Rama dhe unë, e dimë kush e bëri”, ka thënë Vuçiç.
Sigal