Ukrainasit bombardojnë bazën e ushtrisë private të Putinit

119
Sigal

Një prej lokacioneve të ushtrisë private Wagner, në Popasna të Ukrainës, është goditur nga forcat ukrainase.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve NEXTA në llogarinë në Twitter.

Guvernatori i Luhanskut ka konfirmuar lajmin.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës edhe një herë tjetër patën rezultate të mira.  Në Popasna, selia e Wagner PMC u shkatërrua nga fuqia e zjarrit”, tha ai.

Ai tha se numri i viktimave ishte duke u verifikuar, ndërsa nuk bëri të ditur asnjë detaj tjetër rreth sulmit.